Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e kaluar në një sulm të Shteteve të Bashkuara me dron, ka bërë përpjekje të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, tha të hënën presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

“Komandanti Soleimani ka qenë një person që ndiqte stabilitetin dhe qetësinë në rajon”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

Soleimani ka udhëhequr forcën elitë të Iranit Kuds.

Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë atë më 3 janar, në Bagdad, duke thënë se ai ka planifikuar sulme kundër amerikanëve.

“Nëse komandanti Soleimani donte të vriste gjeneralë amerikanë, do ta kishte shumë, shumë të lehtë në Afganistan, Irak dhe çdo vend tjetër. Ai kurrë nuk e ka bërë këtë”, tha Rohani.

Këtyre komenteve u bëri jehonë edhe kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili tha se vrasja e Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara e ka dobësuar luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) në rajon.

“Administrata e SHBA-së nuk e ka kuptuar ende realitetin në terren”, tha Salehi në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në Vjenë.

Ai tha se Soleimani ka qenë “elementi më i rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik”.

Në përgjigje të vrasjes së Soleimanit, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Atentati mafioz trondit Athinën, vritet ish-boksieri i AEK

Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur në mesnatën mes të shtunës…

Biden thekson pasojat për Kinën nëse mbështet Rusinë

Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij…

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Por votën për ndryshim e morën…

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas…

ShBA zotohet të mbështesë çdo lëvizje të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n

Shtëpia e Bardhë tha se do të mbështeste çdo lëvizje të Finlandës…