Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna greke me naftë në Gjirin Persik.

Sipas medieve greke helikopterët e marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, ekuipazhet duke i çuar anijet greke në ujërat territoriale iraniane.

Anija “Delta Poseidon” kishte një ekuipazh prej 25 personash, dy prej të cilëve grekë, raporton abcnews.al

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj marrjes së cisternave greke nga Irani.

Zyrtarët grek cilësuan sekuestrimin e cistrernave të naftës si pirateri dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke thënë se këto veprime do të kenë ndikim negativ për marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe në marrëdhëniet BE-Iran.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka këshilluar qytetarët grekë të shmangin udhëtimet drejt Iranit./abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letra e Kurtit për kryeministrin maqedonas: Pse nuk vij në “Ballkanin e Hapur”

Por Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër…

“Çmendet” në ajër pasagjeri: Ndaloni avionin, kap për fyti pilotin

Një avion i Delta Airlines bëri ulje të detyruar në New Mexico…

Mijallkovit i hiqet paraburgimi për “PERANDORINË”

Gjykata Supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak për Mijalkovin për rastin “Perandoria” të…

WhatsApp jep lajmin e keq, çfarë do të ndodhë pas 31 Dhjetorit

Është aplikacioni i komunikimit për shumë njerëz në të gjithë botën, por…

Zaev e Ahmeti takohen në Kuvend

Para pak çastesh përfundoi takimi mes kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev dhe…