Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës së mbrojtjes ukrainase, ka deklaruar se rreth 326 mijë trupa ruse po luftojnë në Ukrainë.

Në një intervistë për Washington Post, ai tha se rusëve u kanë mbetur vetëm 9 për qind e raketave me rreze të gjatë nga sa kishin në fillim të luftës.

Ai gjithashtu iu përgjigj pretendimeve se Rusia mund të konsideronte nisjen e një sulmi bërthamor nëse Ukraina do të çlironte Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.

“Rusia është një vend nga i cili mund të presësh shumë, por jo idiotësi të plotë. Kryerja e një sulmi bërthamor do të rezultojë në jo vetëm një disfatë ushtarake për Rusinë, por në kolaps të Rusisë. Dhe ata e dinë këtë shumë mirë”, pohoi shefi i inteligjencës.

Kujtojmë se Rusia kishte filluar mobilizimin e rreth 300 mijë rezervistë në fund të vitit 2022, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vetëvendosje paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe në fusha tjera

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron se reciprocitetin ndaj Serbisë do ta përdorin edhe…

Ndërroi jetë veprimtari Sejdin Lloga, bashkë me shokë ngriti flamurin shqiptar në Strugë në vitin 1968!

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe patrioti i shquar…

OKB paralajmëron ‘luftë në shkallë të plotë’ në Lindjen e Mesme

Izraeli dhe Palestina po shkojnë drejt një lufte në shkallë të plotë,…

Uashingtoni i vendos sanksione të reja Rusisë  

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur…

Rusia e Ukraina takohen ‘online’ më 1 prill

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë më 1…