Të paktën dhjetë anije ruse u larguan këtë javë nga baza e Detit të Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Aty thuhet se një grup prej të paktën dhjetë anijesh të Flotës Ruse të Detit të Zi u larguan nga objekti detar i Novorossiysk më 11 janar.

“Duke pasur parasysh llojin dhe numrin e anijeve që dalin në det në të njëjtën kohë, aktiviteti ka të ngjarë të jetë një shpërndarje e flotës në përgjigje të një kërcënimi specifik që Rusia beson se e ka identifikuar”, thuhet në përditësim.

Raporti vazhdon duke thënë se nuk ka gjasa që vendosja të nënkuptojë përgatitje për sulme të pazakonta me raketa lundrimi të lëshuara nga deti.

Ai gjithashtu thekson se është “shumë e pamundur” që flota të përgatitet për operacione sulmi amfib.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Japonia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë familjet e Putinit dhe Lavrovit

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet…

Castex: Po përballemi me një rifillim të epidemisë, por nuk duhet të alarmohemi

Kryeministri francez, Jean Castex theksoi sot për mikrofonin e “France Inter” se…

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të…

Kombet e Bashkuara: 925 civilë të vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus

Zyra e Human Rights pranë Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se të…

SHBA u thotë aleatëve të “lëvizin çdo gur” për të dërguar më shumë armë në Ukrainë

SHBA u ka kërkuar aleatëve të saj “të lëvizin çdo gur” për…