Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike’ dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe më 9 janar.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.

“Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale, të cilat janë prezent në këtë zonë prej kohësh dhe presim që të jenë aty më 9 janar. Me sa di unë, asnjëri prej tyre nuk e ka bërë të ditur këtë zyrtarisht”, ka thënë Cikotiq.

Në Republikën Serbe, një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, 9 janari festohet si Dita e Republikës Serbe edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë datë jokushtetuese në dy raste.

Festimi qendror me një paradë formale do të mbahet në lindje të Sarajevës, ndryshe nga vitet e kaluara kur 9 janari u festua në Banjallukë.

Të premten, më 6 janar, Cikotiq i dërgoi një letër komandantit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, Anton Wessely, në të cilën ai paralajmëron kërcënimet e sigurisë në lidhje me përkujtimin e 9 janarit në zonën e Sarajevës.

Në letër, ai deklaroi se informacioni i disponueshëm nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë tregonte “prani të mundshme të disa grupeve radikale dhe ekstremiste nga entiteti i Republikës Serbe, Serbisë dhe Rusisë”.

Ai ka kujtuar edhe reagimet e shoqatave të veteranëve në kantonin e Sarajevës, të cilët e konsiderojnë këtë ngjarje të papranueshme, duke qenë se festimi i kësaj date është shpallur jokushtetues.

Cikotiç tha se ai pret që “EUFOR të marrë masa për të siguruar funksionimin ligjor dhe kushtetues të të gjitha institucioneve, si dhe paqen dhe sigurinë në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në deklaratë.

“Kam paralajmëruar për praninë e tyre sepse besoj se është më mirë të parandalohet, e ndoshta të mos u lëmë disa organizatave qytetare që të vendosin rendin. EUFOR-i ka rritur monitorimin e situatës në atë zonë”, theksoi ai.

Autoritetet e Republikës Serbe festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 “Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb”, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore në banesën e fundit

Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet…

“Nuk do të ketë botë serbe”, Mali i Zi në protestë kundër “Ballkanit të Hapur”

Qytetarët e Malit të Zi kanë nisur protestat duke kërkuar mbajtjen e…

Kurti emëron Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin,…

Brnabiq kritikon Von Cramonin për Kosovën – eurodeputetja gjermane i reagon kryeministres serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për…

Putini po “lufton për jetën e tij”, thonë në Ukrainë

Vladimir Putin po “lufton për jetën e tij” dhe ka frikë se…