Numri i rusëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë ka arritur në 188 mijë, sipas inteligjencës amerikane.

Forcat e presidentit rus, Vladimir Putinit thuhet se kanë humbur 2000 tanke që nga fillimi i pushtimit, gati një vit më parë.

Shifrat e reja u ndanë në një samit perëndimor të enjten mbajtur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, raporton mirror.

Ata e tejkalojnë vlerësimin e 100 mijë “të vdekurve, të plagosurve ose të braktisurve” të dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

“Ata me të vërtetë kanë vuajtur shumë… Unë do të thosha dukshëm mbi 100 mijë”, deklaroi ai.

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley tha në nëntor se diku pak më shumë se kjo shifër mendohet të jetë viktima, por shtoi se ushtria ukrainase “ndoshta” ka humbur numër të njëjtë të ushtarëve.

Në lidhje me pajisjet, Wallace tha se Rusia kishte humbur 4,500 automjete të blinduara, 63 aeroplanë, 70 helikopterë, 150 mjete ajrore pa pilot (UAV), 12 anije detare dhe mbi 600 sisteme artilerie.

Përfaqësues nga rreth 50 vende u takuan në bazën kryesore ajrore të SHBA-së në Evropë, me sekretarin e mbrojtjes të Shtëpisë së Bardhë, Lloyd Austin, që kërkon të sigurojë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pendarovski: Ky propozim nuk cenon identitetin

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi…

Reagon Rama: Sot në 18.00 do flas për Klodian Rashën

Kryeministri Edi Rama në një status në twitter njofton se sot në…

Nga nesër pritet ulje e çmimit të bukës në Maqedoni të Veriut

Disa nga furrat e bukës në Maqedoni të Veriut kanë bërë të…

NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si…

Dalin pamjet nga shpërthimi i deposë së armëve në Siberi, bëhet evakuim emergjent nga zona (VIDEO)

Një shpërthim në një depo të armëve ruse në Siberi ka lëndaur…