Midis nesh

Si i mbajmë të gjallë heronjtë kombëtarë nga sfera e kulturës? Duke i kujtuar me ndonjë shkrim me rastin e përvjetorit të vdekjes? Prej nga gjeneratat e ardhshme do të dinë se dikur paskemi pasur gjeni të paarritshëm në sferën e krijimtarisë, artit, kulturës!
Shoqëritë e civilizuara e kanë zgjedhur shumë herët këtë problem, duke themeluar institucione që mbajnë emrin e krijuesit dhe që e ruajnë po atë filozofi, po atë talent, po atë gjenialitet të krijuesit! Prandaj këto shoqëri sot mund të flasin e të mburren me antropologjinë e tyre të teatrit, të baletit, të muzikës, të artit pamor, të krijimtarisë letrare etj.
Çka do të thoshte sikur sot shqiptarët të kishin një institucion të emërtuar “Teatri Bekim Fehmiut” (kujdes, jo “Teatri i Bekim Fehmiut”!), apo, “Teatri Faruk Begolli”, apo “Shkolla Muzikore Nexhmie Pagarusha”, “Akademia e Valleve Popullore Besim Zekthi”, “Instituti Letrar Teki Dërvishi”, “Akademia Letrare Ismail Kadare” etj.
Këta institucione që bartin emrin e personaliteteve kulturore kombëtare, që mund të konsiderohen edhe si institucione kulturore më vete, shikuar nga këndvështrimi antropologjik, do të merreshin me bazat e teknikës së aktrimit, apo të këndimit, apo të vallëzimit, apo të shkrimit, duke e ruajtur dhe transmetuar o atë filozofi krijuese të personaliteteve emrat e të cilëve i mbajnë institucionet! Çdo interpretim, çdo art apo krijim letrar që vjen nga institucionet që bartin emrin e gjenive tanë kulturorë, sakaq do të na sillte në kujtesë, apo do të na sinjalizonte për temperamentin krijues si dhe për gjenialitetin krijues të atyre që nuk mund të kopjohen. Këto institucione duhet të jenë të tipit të hapur, të ftojnë në radhët e tyre dramaturgët më të mirë, që do të dinë të krijojnë e të ndërtojnë karaktere të cilët me mjeshtri i kanë interpretuar, për shembull, Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli etj, të ftohen aktorë që përafërsisht do t’ia dalin që “me të njëjtin” temperament të luajnë si këta aktorë të paarritshëm! Të mblidhen në një shkollë muzikore të gjitha këngëtarët që me teknikën e këndimit dhe me zërin e tyre do t’ia dalin t’i përafrohen Nexhmie Pagarushës, apo të paarritshmes Vaçe Zela! Të ruhet tradita specifike e valleve folklorike dhe të përpunuara dhe përmes tyre të mbahet gjallë madhështia e kërcimit, hapi krejt art, lëvizjet origjinale të valles burimore të interpretuar nga mjeshtri Besim Zekthi!
Pse akoma nuk e kemi “Institutin Letrar Teki Dërvishi”! A po themi sot se ky shkrimtar ishte gjeni i letrave shqipe, a kemi konstatuar se ka qenë shkrimtari më specifik në letërsinë shqiptare! A po themi që teknika e shkrimit të tij është e papërsëritshme! Së këndejmi, pse mos të tubojë shkrimtarë që do ta vazhdonin këtë shkollë krijuese, që do ta shtynin tutje filozofinë dhe gjenialitetin krijues të shkrimtarit! Kësisoj, publiku ynë, sot e mot, do të përballej me prezencën materiale, me filozofinë e atyre që u shkrinë mbi bazën e identitetit kulturor shqiptar!
Do të ishte vlerë e pakrahasueshme artistike e kombëtare përpjekja e një aktori për ta lexuar tekstin, për t’i shkruar simbolet e saj me qëllim që të sendërtojë dramaturgjinë aktoriale, siç e bënte dikur i madhi Bekim Fehmiu!
Vazhdimësia e shkollës krijuese tekiane, vazhdimësia e teknikës origjinale të shkrimit që e praktikoi Teki Dërvishi, do të sillte vlera të pakontestueshme letrare si dhe, përgjithësisht, do të na bënte si popull i denjë për të vlerësuar, kultivuar dhe bartur brez pas brezi trashëgiminë tonë kulturore që është pika më e fuqishme e identitetit tonë kulturor e kombëtar. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

KRITIKËT QELEPIRXHINJË

Kritika është veprimtari më jetike për një shoqëri që është në mënyrë…

Promovimet tona tragjiko-komike

Midis nesh Është vështirë të jepet një definicion i saktë rreth absurdeve…

Bardh Frangu: BOTIMI PA KRITER I FATUROHET INJORANCËS QË KA KAPUR INSTITUCIONET

Për HJEZA-n flet Bardh Frangu, shkrimtar Bardh Frangu (1956) është poet, prozator,…

Mort para nisjes

Bajram Selmani Fytyra të djeresitura, të zbehtaNjerëz në pritje, në ankthdridhenDikush i…

Nëse hasni një gazetar të pasur, mos i besoni

(Pjesë nga fjalimi i fundit i Indro Montanelli, një nga gazetarët më…