Një ekip i inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara është larguar nga Kievi për të udhëtuar në termocentralin bërthamor të pushtuar nga Rusia në Ukrainën juglindore, u tha gazetarëve të mërkurën udhëheqësi i delegacionit Rafael Grossi.

“Pas gjashtë muajsh përpjekjesh, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) po kalon në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia”, tha Grossi, drejtor i përgjithshëm i organizatës, raporton cnn.

“Siç e dini, ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme për të kryer atje: të vlerësojmë situatën, të ndihmojmë në stabilizimin e situatës sa më shumë që mundemi. Unë jam shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij momenti. Ne jemi gati, IAEA është gati”, shtoi ai, raporton cnn.

Grossi po kryeson një delegacion prej 14 ekspertësh për të inspektuar objektin ndërsa frika rritet për një aksident të mundshëm bërthamor mes bombardimeve të fundit në zonë.

“Ne po shkojmë në një zonë lufte, në territorin e pushtuar. Kjo kërkon garanci të qarta jo vetëm nga Federata Ruse, por edhe nga Republika e Ukrainës. Dhe ne kemi qenë në gjendje ta sigurojmë këtë”, tha Grossi.

Ndryshe, liderët e shteteve perëndimore kanë bërë thirrje që të ndalen luftimet dhe të çmilitarizohet zona rreth fabrikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Momenti kur sulmohet me raketa një supermarket në Kharkiv

Në një kompleks të vogël tregtar në periferinë lindore të Kharkivit, punonjësit…

Rusia “zhvendos” nëndetëset pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Rusia zhvendos nëndetëset e flotës së Detit të Zi – Ministria e…

Turqia goditet nga një termet me magnitude 5.1

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e kësaj…

Barcelona ndalon pirjen e duhanit në plazhe

Autoritetet spanjolle duan që t’i bëjnë 10 plazhet e qytetit pa duhan…

“BE po ju ndjek nga afër” Soreca: Vetëpërmbajte, shmangni dhunën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca bashkë me ambasadoren e…