Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë brenda një dekade, duke rritur kështu edhe presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të ngadalësuar ritmin e blerjeve të obligacioneve.

Në muajin gusht, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Eurozonë u rrit në 3 për qind nga 2.2 për qind që ishte në muajin korrik. Rritja tejkaloi pritshmëritë e shumicës së ekonomistëve.

Normat më të larta të inflacionit në nivelin 4.5 deri në 5 për qind u vunë re në Estoni, Lituani dhe Belgjikë. Vetëm katër vende të Eurozonës tani kanë inflacion nën nivelin 2 për qind, nga 16 vende në mars.

Rritjet e çmimeve u nxitën nga rimëkëmbja ekonomike pas ndikimit të pandemisë COIVID-19, si dhe nga kostot më të larta të energjisë dhe pengesat në zinxhirët e furnizimit.

Vitin e kaluar, çmimet e energjisë janë rritur me 15.4 për qind, çmimet e alkoolit dhe duhanit janë rritur me 2 për qind dhe çmimet e mallrave industriale janë rritur me 2.7 për qind. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet më të paqëndrueshme të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit, u dyfishua në 1.6 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2012.

Shumica e ekonomistëve presin që inflacioni të ulet përsëri vitin e ardhshëm, pasi të zbehet ndikimi i faktorëve të përkohshëm. BQE pritet të nisë një ngadalësim të blerjes së bonove nën programin e saj të blerjes në periudhën e pandemisë me vlerë prej 1.85 trilion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes…

12 të infektuar me koronavirus në MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka…

Çmimet e larta, SHBA kërkon që shtetet e Gjirit Persik të rrisin furnizimet me naftë

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë vazhdojnë të trondisin tregjet globale të…

Fluturimet ndërkombëtare, nga 1 korriku

Nga e premtja, kufijtë në vend do të jenë plotësisht të hapur…

Kosova e ekspozuar ndaj dezinformatave ruse dhe serbe – ekspertët e mediave thonë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së edukimit medial

Nga Jehona Hulaj Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ka pasur…