Vaksina ruse, efekte të lehta anësore tek 14% e të testuarve

India është shndërruar në vatrën më të nxehtë globale të COVID-19. Ritmet e infektimit në këtë vend janë më të lartat në botë. Edhe këtë të mërkurë u shënuan mbi 90 mijë infektime ditore, duke ruajtur nivelin e ditëve të fundit.

Të prekurit në këtë vend arritën një shifër të re kulmore prej mbi 5 milionë, me një vdekshmëri prej 1.6%.

Shifër kulmore shënuan edhe Shtetet e Bashkuara ku numri i viktimave arriti në mbi 200 mijë që prej nisjes së pandemisë, me e larta në gjithë globin. Vdekshmëria në këtë vend ndodhet në nivelin 2.9%.

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu sërish optimizmin se vaksina do të jetë gati brenda pak javësh, duke hedhur poshtë skepticizmin e shprehur më herët nga ekspertët e shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se vaksina Sputnik V, që pretendohet të jetë e para kundër COVID-19, ka dhënë efekte anësore tek 14% e personave që janë bërë pjesë e testimeve. Autoritetet ruse thanë se simptomat janë dhimbje muskujsh dhe temperaturë e lehtë, çka sipas tyre nuk përbën problem. Rusia do të bëjë edhe shitjen e parë prej 100 milionë dozash të kësaj vaksine tek një firmë indiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…