Danimarka kryeson listën e 140 vendeve, duke u bërë shteti me respektimin më të madh të sundimit të ligjit, për shtatë vite me radhë.

Sundimi i ligjit ka rënë në të gjithë botën për të pestin vit radhazi, sipas Indeksit Global të Sundimit të Ligjit të publikuar nga organizata e shoqërisë civile World Justice Project, shkruan The Independent.

Norvegjia, Finlanda dhe Suedia vazhdojnë të ruajnë pozicionin e tyre nga viti i kaluar, duke zënë përkatësisht vendin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Rënie pozite pati Gjermania, e cila nga vendi i pestë kaloi në atë të gjashtin, duke bërë që Holanda ta zëvendësojë atë për të bërë një vend për veten në listën e pesë kombeve më të mira me respektimin më të madh të sundimit të ligjit.

Ndërkaq, Venezuela siguroi vendin e kombit me performancën më të keqe, Kamboxhia doli e dyta e fundit me Afganistanin dhe Republika Demokratike e Kongos dhe Haiti i paraprinë për të formuar pesë vendet e fundit në indeks.

Kishte edhe nga ato shtete që forcuan pozitën e tyre në Indeksin e Sundimit të Ligjit. Këtu përfshiheshin Hondurasi, Kosova, Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara.

Kosova në vitin e kaluar miratoi Strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026, me të cilën synohet, fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, i drejtësisë penale, qasjes në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Edhe SHBA përmirësoi renditjen e saj globale për herë të parë në pesë vjet, duke siguruar vendin e 26-të.

Indeksi global të Sundimit të Ligjit vlerësoi 140 vende në katër parime universale të shtetit të së drejtës. Këto përfshinin parimin e llogaridhënies, i cili përfshinte mbajtjen përgjegjëse të individëve privatë, si dhe të qeverisë për veprimet e tyre, së bashku me parimin e ligjit të drejtë të zbatuar në mënyrë të barabartë për të garantuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat procedurale, për të gjithë individët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare. Patrullime dhe kontrolle në rajonin e…

Sulmohet droni izraelit

Sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit i njohur si “kupola e hekurt”, ka…

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko…

Ukrainasit në Severodonetsk duhet “të heqin dorë ose të vdesin”, thotë lideri separatist

Forcat ukrainase në Severodonetsk duhet të dorëzohen ose të përballen me vdekjen.…

Kroacia regjistron rënien më të madhe demografike në histori

Pas vitit pandemik Kroacia ka regjistruar 23 mijë vdekje më shumë sesa…