Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre në gjysmë ky udhëtim pas një incidenti që u ndodhi.

Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre, duke bërë që ky grup të ktheheshin mbrapa.

Në një prononcim për Telegrafin, njëra nga organizatoret e kësaj ecje Arineta Mula ka treguar sesi ndodhi e gjithë ngjarja. Mula ka bërë të ditur se ecja ka qenë e paralajmëruar në institucionet përkatëse.

Arineta Mula/ Foto: Facebook-Arineta 

“Jemi katër guida, afro 55 persona që kemi filluar ecjen te liqeni poshtë. Pas 3km e gjysmë pasi kemi ec na ka ndodh incidenti. Ka pas të shtëna me armë vazhdimisht që nuk janë ndalë, pa i jap ndonjë ngjyrim sepse nuk e dimë arsyen e saktë se pse ka ndodh, mirëpo krejt grupi jemi kthy menjëherë e kemi menaxhuar mirë ecjen sigurte deri poshtë. Ecja në kë pjesë ka qenë e paralajmëruar në institucionet përkatëse”, ka thënë Mula.

Ajo ka shtuar se menjëherë pas incidentit kanë kontaktuar me Policinë e Kosovës.

“Policia është informuar menjëherë lidhur me incidentin e kanë marrë një deklaratë rrugës sa ishim. Kemi ec 7km vajtje-ardhje kemi pasur në plan 14 km kemi qenë në gjysmë të rrugës kur ndodhi incidenti. Të shtënat kanë qenë tepër afër, njëri nga organizatorët Adnan Beqiraj që ka qenë i pari është trishtua më së shumti se i ka pa, kanë qenë dy persona të veshur me ngjyrë hiri që kanë shtënë me armë”, u shpreh Mula.

Mula më tej tha se ndjehet e lumtur që i gjithë grupi arriti të menaxhoi situatën edhe pse nuk ishte shumë normale. Ajo më tej theksoi se tash janë duke e vazhduar ecjen në një pjesë tjetër në Shalë të Bajogrës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…