Presidentja, Vjosa Osmani, ka inauguruar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci.

Ky këshill sipas saj, është mekanizëm përgjegjës për koordinimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

Osmani tha kjo është dëshmi se Kosova ka përmbushur zotimet që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.

“Kjo është dëshmi se përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të President Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, shkori Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e dy kriminelëve serbë, të…

25 vjeçarja rrezikon të verbohet nga përdorimi i celularit

Një vajzë nga Tajvani për pak sa nuk është verbuar si pasojë…

DW: BE lë ende në tension Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor…

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Nga ora 13:00 edhe zyrtarisht ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike…

Rrjedh ‘dokumenti’ i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

Skenat politike të Bosnje e Hercegovinës dhe Sllovenisë janë tronditur nga lëvizjet…