Munzir Al-Nazzal po ecte nëpër tregun e Idlibit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kur një bombë shpërtheu.

Si rezultat i kësaj ai humbi këmbën e djathtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, djali i tij lindi pa këmbë.

Gruaja e Al-Nazzal, Zeinab, ishte shtatzënë me Mustafan kur u helmua me gaz nervor gjatë luftës civile në Siri. E kjo bëri që i biri i saj të lind me probleme shëndetësore – përkatësisht sindromën tetra-amelia.

Ai erdhi në jetë pa këmbë, e pasi u larguan nga Siria arritën të strehohen në Reyhanli të provincës turke Hatay, përgjatë vijës kufitare me Sirinë.

Atje u takuan me fotografin turk Mehmet Aslan i cili u bëri shoqëri. Në atë moment ai shkrepi një fotografi, ku babë e bir dukeshin të lumtur që i shpëtuan luftës.

Kjo fotografi tani është përzgjedhur si fotografia e vitit nga Siena International Photo Awards 2021.

“Kurrë nuk kam besuar që kjo fotografi do të fitonte kaq shumë vëmendje. Por asokohe ajo tregonte momente lumturie të babait me të birin që i kishin shpëtuar luftës”, tha autori i fotografisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…