persona të panjohur

Imami i Xhamisë në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, Ali Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Ai është shprehur se ka pasur edhe kërcënime të mëhershme dhe sipas tij, tani janë konkretizuar me sulme fizike.

“Para disa minutave, pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që t’a konkretizojnë edhe me sulme fizike”, ka shkruar ai.

Tutje, Ismaili u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin.

“Unë nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe nga pozita e Imamit të Xhamisë në Miradi të Epërme, nuk i kam borgj askujt dhe gjithmonë punën time e kam kryer dhe do t’a kryej me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë. Sulmet dhe kërcënimet e tilla nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin në kryerjen e obligimeve të mia karshi qytetarëve. I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe”, ka shkruar tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një kameraman i Deutche Welle-s u plagos në Ukrainë

Një kameraman i transmetuesit publik gjerman Deutsche Wellr (DW) u plagos të…

Shoferi ka pasur disa tuba me naftë në pjesën e përparme të autobusit, shpërthimi ka ndodhur shkaku i ngrohjes

Autobusi ka goditur gardhin mbrojtës, ndërsa goma e djathtë e përparme ka…

Khamenei: Biden ka kërkesa të njëjta sikurse Trump për marrëveshjen bërthamore

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin…

Bashkësia e nxenësve shqiptar – VELES/ Letër të hapur ministrit të Arsimit, Jeton Shaqirit

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë z. Jeton Shaqiri…

SHBA gjurmon tullumbacen e dyshuar kineze të vëzhgimit

Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë një balonë të dyshuar kineze të vëzhgimit…