Sonte në emisionin Art i Financës në Klan Maqedoni janë të ftuar anëtarja e kryesisë qëndrore të ASH, njëherit edhe kryetare e departamentit të ekonomisë pranë ASH, Ilire Dauti si dhe këshilltari ekonomik i kryeministrit Zaev, Fatmir Bytyqi, shkruan Fol.
“Është shqetësuse ku janë ata qytetarë që nuk figurojnë tek të punësuarit, por ju ndihmojnë në rrënien e shkallës së punësimit dmth në këtë moment me gjithë përpjekjet për ta paraqitur si rrënie përqindjen e papunësisë vazhdojn, psh mbi 177000 të jenë papunë për fat të keq afër 36000 janë me shkollim universitar d.m.th këto janë disa parametra që marrë të drejtën të them që qeveria ka dështuar. Të jesh efikas dhe efektiv d.m.th të dish të bësh gjën e duhur dhe të gjesh mënyrën e duhur për ta bërë atë. Fatkeqësisht kjo qeveri nuk e bën as njërën, as tjetrën ka humbur rrugën në oborrin e vet”, deklaroi Ilire Dauti./Fol/