Për hirë të delegacionit arab që e paska realizuar “Shportën e Ramazanit”, Shaqir Fetai paska shtruar iftar gllamuroz në të cilën paskan marrur pjesë shumë bashkëpunëtorë të tij si dhe shumë personalitete dhe përfaqësues të partisë që ia shpërblyen spiunimin profesional duke e katapultuar në një vend të pamerituar që e ka shpërfaqur tërësisht në palaço! Për 400 pako “dhuratë nga Mbreti”, Shaqir Fetai shtron iftar gllamuroz, kurse nuk shtroi iftar për Ambasadën Turke në Shkup e në Tiranë për 4000 pakot si dhe për 40 000 pakot e tjera turke të donuara si “Shporta e Rmazanit” për një dekadë me radhë

Shkruan Valbon Osmani

Dje u publikua një shkrim lidhur me pasivitetin total të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait në aspekt të humanizmit. Në këtë drejtim, Shaqir Fetai është larg të qenurit mysliman i vërtetë! U kritikua edhe për një memorandum të nënshkruar në Ramazanin e vitit të kaluar në mes tij dhe “përfaqësuesve” të Arabisë Saudite! Meqë ky vend u përmend në aspkt të mospërmbushjes së detyrimit vëllazëror edhe ndaj myslimanëve të varfër në Maqedoninë e Veriut, sakaq ka reaguar ambasda e kësaj Mbretërie në Tiranë, e cila, me vërtik do të vie në Maqedoninë e Veriut dhe, do ta realizojë premtimin e vitit të kaluar. Do t’ia dorëzojë Shaqir Fetait 450 pako me ndihma humanitare, të cilat Shaqir Fetai i përkthen si “dhurata të Mbretit” për të varfërit tanë. Do me thënë, jo ndihmë humanitare por “dhuratë”, sepse ndihma dhe dhurata dallojnë si toka me qiellin!
Sido qoftë, faleminderit për këtë “dhuratë” dhe Mbretit të Arabisë Saudite iu bëft dritë në atë dynja! Po pse nuk ishte ndihmë por “dhuratë”?

Sepse, si ndihmë humantare natyrisht që Mbretit nuk do t’i bënte aq nder “pompoziteti” që iu bë! Ndihma bëhet pa propagandë! Kurse, në rastin e shpërndarjes së “dhuratave mbretërore” këtu po që lejohet propaganda, e cila, aq shumë i duhet Shaqir Fetait! Një ambasadë e tërë, një institucion shtetëror arab u vu në sërbim të propagandës së Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai i ka punë si mos më keq! Shaqir Fetai po e ndjenë nën lëkurë bojkotin, nonshalancën dhe mos-honopsjen nga bashkëpunëtorët e tij të deridjeshëm! E ka zënë një panik i tmerrshëm. Po i dëgjon të gjitha bisedat, anekënd Maqedonisë së Veriu dhe, asnjë bisedë nuk është për “Shaqir Fetain e suksesshëm”, porse që të gjitha janë për një katandisje të tmerrshme të BFI-së që kur ajo u kap nga i papërmirësueshmi Shaqir Fetai!
Hala pa dalë nga objekti i Mdresesë ku u bë pranim-dorëzimi i 400 pakove nga “Shporta e Ramazanit”, ky aktivitet ishte shënuar në media të afërt me pushtetin arab, sepse “gazetari” ishte shoqërues i delegacionit arab! Por, fatkeqësisht, për skak të ngutisë profesionale, nuk ia doli gazetari që ta ilustronte aktivitetin siç e ilustroi Shaqir Fetai, me mbi 25 fotografi! I drejtonte pakot sikur të kishin qenë foto-modele, manikenë, sikur të ishin plaçka marketungu. Radhitje horizontale, si një “mur kinez” me pakot, prapavijë për fotografimin e Shaqir Fetait me delegacionin arab! Pastaj fotografi duke i ngritur përpjetë e duke ia dhënë të varfërit (nuk ishin më tepër se nja 3-4 persona). Me rëndësi të shënohet shpërndarja, ndërsa se ku do të përfundojnë të gjitha, këtë mund ta dijë vetëm Shaqir Fetai! Kulmi i idiotizmit të Shaqir Fetait, tallja e pashpirt e tij me ndihmat humanitare, me “dhuratat e Mbretit”, ishte insistimi i tij që të radhiten në sipërfaqe më të madhe të parkut të Medresesë, ndërsa kjo pamje ta përkujtonte lokalitetin e “Varrezave franceze” në Kala të Shkupit!

Do me thënë, Shaqir Fetai kishte nevojë për propagandë e për reklamë dhe jo se kishte gatishmërti e mirësi për të bërë sa më parë aktivitet humanitar!
Shaqir Fetai në fb-un e vet shkruan edhe të tilla “margaritarë” që shpërthejnë vetëm nga një kokë pa mend: “Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë i nderuari Fejsal Gazi El Hifdhi ishte mysafirë i BFI-së së RMV-së të cilës ia kushtoi një ambijent të Iftarit në shenjë respekti ndaj të gjithë besimtarëve të BFI-së”! Ia paska kushtuar një ambient iftarit? Kjo fjali as në serbishten e Shaqir Fetait nuk ka kuptim! Po kush qenkan ata “besimtarë të BFI”! Po ata besimtarë që nuk e ndjejnë veten si bsimtarë të “BFI-së” së Shaqir Fetait e që janë në masë më shumë se 90 për qind! Të jeshë sot besimtar i “BFI-së” së Shaqir Fetait, është më se turp i rëndë! Këtë e thonë, madje gjithnjë e më shumë, vetë hoxhallarët e vendit!
Dhe, për hirë të delegacionit arab që e paska realizuar këtë “Shportë të Ramazanit”, Shaqir Fetai paska shtruar iftar gllamuroz në të cilën paskan marrur pjesë shumë bashkëpunëtorë të Shaqir Fetait si dhe shumë personalitete dhe përfaqësues të parisë që ia shpërblyen spiunimin Shaqir Fetait duke e katapultuar në një vend të pamerituar që e ka shpërfaqur tërësisht në palaço!

Për 400 pako dhuratë nga Mbreti, Shaqir Fetai shtron iftar gllamuroz! Më shtrenjt ka kushtuar iftari se të gjitha pakot e “Shportës së Ramazanit”! Më i madh zarari se qari! Po pe Shaqir Fetai nuk shtroi iftar për Ambasadën Turke në Shkup e në Tiranë për 4000 pakot si dhe për 40 000 pakot e tjera turke të donuara si “Shporta e Rmazanit” për një dekadë me radhë! Pse kaq shumë reklamë e pompozitet nga Shaqir Fetai për “dhuratat arabe”, ndërsa heshtje nonshalante e tij për ndihmat humanitare turke! Madje, pas iftarit Shaqir Fetai e paska telefonuar ministrin e vakëfit të Aranbisë Saudite dhe e paska falënderuar personalisht! A thua në çfarë gjuhe foli Shaqir Fetai? Ky farë anafabeti nuk e di arabishten, apo ndoshta Ministri arab e dinte serbishten e Shaqir Fetait!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kështu foli i pacipi – Shaqir Fetai (21)

Kur njeriut i plasë cipa, ai gënjen fare lehtë, nuk i skuqet…

Gjarpëri duhet goditur në kokë

Shaqir Fetai ka nisur të sillet si ai… dhe gomari! Sa t’i…

Si u falsifikua regjistrimi i popullsisë së vitit 1953 në Maqedoni

Shkruan: Qerim LITA, SHKUP Popullsia shqiptare nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave ishte…

Dështimet e njëpasnjëshme të Shaqir Fetait

Fiks një vit më parë, pra më 22 prill të vitit 2021,…

Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka vatra të zjarrit ende të pushuara

Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse…