Agjëruesit skamnorë të Shtipit, nuk bredhin nëpër kontenjere dhe as nuk trokasin nëpër dyer për një kore bukë për iftar. Ata rrinë në shtëpi dhe e presin iftarin e ngrohtë që ua servirë dinjitetshëm Këshilli i Xhamisë së Shtipit, më në krye humanistin e padiskutueshëm, H. Xhevdet ef. Zejnelov

Ramazaneve të kaluara sikur ishte bërë traditë që, në oborrin e Xhamisë së Qytetit të Shtipit, gjatë tridhetë ditëve të agjërimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, të shtrohej iftar i përbashkët për skamnorët e këtij qyteti. Tërë ky aktivitet humanitar ndërmerret vetëm nga Këshilli i kësaj Xhamie, më në krye me njërin prej myslimanëve më të respektuar e më të dashur të këtij qyteti, H. Xhevdet ef. Zejnelov.

Këtë mysliman, si dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk e zbrapsi nga nijeti qëllimëmirë as situata aktuale që po mbretëron në ruzullin tokësor. Përkundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe orëve policore, përkundër tubimeve dhe nevojë për distancë fizike, si masë preventive për mospërhapjen e pandemisë Covid-19, kanë arritur që të gjejnë forma të tjera në ushtrimin e aktivitetit humanitar përgjatë këtij Muaji të Shenjtë.

H. Xhevdet ef. Zejnelov, së bashkë me bashkëpunëtorët e vet, është organizuar për të shtruar nga 270-300 iftare në ditë, edhe atë, duke u organizuar në përgatitjen e iftareve, në paketimin e tyre nëpër enë alumini njëpëdorimëshe dhe, në shpërndarjen e tyre në çdo shtëpi të familjeve të evidentuara si raste të rënda sociale.

Ky po që është aktivitet humanitar aq i nevojshëm për Muajin e Ramazanit. Zoti i shpërbleftë donatorët, kurse oranizatorët, përgatitësit si dhe shpërndarësit e ushqimit për iftar, Allahu Mëshirëplotë i ruajtë dhe i shtoftë në mesin tonë. Amin!/Levizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…