Prokuroria e Tetovës kërkon paraburgim shtëpiak për një 19-vjeçar i cili dyshohet për veprën penale “tentim vrasje”, që dënohet sipas nenit 123, paragrafi 1 nga Kodi Penal, përcjell TV21. I riu dyshohet se ka plagosur me thikë disa herë një të njohur, pasi i njëjti pasi i kishte dhënë dy herë nga 50 euro, kishte refuzuar ti jep më tepër para.

“Më 7 janar, i dyshuari e ka takuar të dëmtuarin në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar të dëmtuarit 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë. Më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zherovjanë, ku sërish ai i ka kërkuar dhe i ka marrë të dëmtuarit 50 euro. Kur është kthyer i nervozuar në veturë, i dyshuari i ka kërkuar viktimës më shumë para, por ai nuk ka pranuar t’ia japë. Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar. Viktima sërish ka refuzuar t’i japë para dhe i ka thënë të dalë nga automjeti i tij, pas së cilës i dyshuari e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe në gjoks. I dëmtuari ka zbritur menjëherë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë, ndërsa i dyshuari ka vrapuar pas tij me thikë në dorë. Ai ka kapur të dëmtuarin dhe i ka dhënë disa goditje të tjera në shpinë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Viktima është rrëzuar përtokë dhe i ka dhënë të gjitha paratë që kishte me vete – rreth 300 euro, pas së cilës i dyshuari ka ikur”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prokuroria ka kryer inspektime në vendin ku u vra 28 vjeçari në Gostivar

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer inspektim në…

Sulmohet njësia e EULEX në veri/ SHBA- BE: Nuk do të tolerojmë të bëjmë të tillë

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i tensionuar teksa gjatë natës ka…

Info Magazine: LDK-ja dhe analiza e ASHAK-ut sipas këndvështrimit të Buxhovit

Për të folur për 33-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës,…

Putini ‘mendon se po e fiton luftën’, thotë kancelari i Austrisë

Kancelari i Austrisë tha pas takimit me Vladimir Putinin në Moskë javën…

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic është shpallur  person “non…