Alarmi i kuq është lëshuar në 15 qytete të Italisë pasi vapa ekstreme vazhdon të prekë Evropën Jugore. Alarmet, të cilat tregojnë rrezik dhe për njerëzit e shëndetshëm, zbatohen për pikat e nxehta turistike duke përfshirë Romën, Firencen dhe Bolonjën.

Qeveria italiane ka këshilluar këdo në zonat e prekura nga alarmi i kuq që të shmangë rrezet e diellit direkte nga ora 11:00 deri në orën 18:00 dhe të kujdeset veçanërisht për të moshuarit ose personat vulnerabël.

Javën e ardhshme pritet që të arrijnë temperatura rekord në Evropë me afrimin e një vale tjetër të të nxehtit. Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se pritet që Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia të përjetojnë një të nxehtë ekstrem.

Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë ishte 48.8 gradë Celsius në Siçili në Gusht 2021, dhe parashikimet thonë se nivele të ngjashme mund të arrihen këtë javë.

Edhe Shqipëria është prekur këtë javë nga vala e të nxehtit ekstrem me temperatura që kanë arritur në maksimumet e tyre në 40°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Krematoriume artificiale në Indi, digjen masivisht trupat e viktimave të coronavirusit

India të hënën urdhëroi forcat e armatosura të ndihmojnë spitalet, të mbingarkuara…

Rritet në 70 numri i të vdekurve në SHBA nga tornado

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më…

Erdogani zotohet për rindërtime pas tërmetit, puna e shpëtimit përfundon

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të vazhdojë me përpjekjet e…

COVID-19, Zelanda e Re zgjat bllokimin kombëtar

Zelanda e Re ka vendosur zgjatjen e bllokimit të saj kombëtar deri…

Berisha: Heqja e taksës së Rrugës së Kombit, një nga dy vendimet e para të PD-së në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se një nga dy vendimet…