Shaqir Fetai ndodhet në Kajro, në një konferencë ndërkombëtare ku është thirrur për ta përfaqësuar BFI-në si Institucion që dikur, nëpër konferenca të tilla, ishte ndër Institucionet më të rëndësishëm dhe më me peshë. Sot, as për së afërmi nuk e ka atë peshë institucionale. Kjo dëshmohet edhe nga protokolli i Konferencës, i cili, përfaqësuesit më pak të rëndësishëm i ulë në rreshtin e dytë, të tretë, të katërt… Shaqir Fetain e kishin ulur mbrapa reisit të Bosnjës.
Por, organizatori ka vërejtur një dukuri shumë të shëmtuar lidhur me Shaqir Fetain, i cili është bërë lëndë shakaje për të gjithë të ftuarit e Konferencës ku gjuha zyrtare është gjuha arabe. Ata që nuk dinë, nuk e kuptojnë dhe nuk munden të kontribuojnë në këtë gjuhë ulen sa më mbrapa!
Ka shpërthyer tallja dhe e qeshura e madhe sapo e kane parë tek pozon Shaqir Fetai gjatë pauzave në Konferencë! Qejfi i tij i madh që të fotografohet ulur në rreshtin e parë, duke shitur poza se po dëgjon moderatorin apo ligjëruesin ndërkohë që është kafe-pauza.
Dhe, pastaj, Shaqir Fetai i boton ato fotografi për të treguar se sa “i madh” që është kur del jasht vendit. Harron i gjori se organizatorët i publikojnë dhe i arkivojnë ato fotografi që shënojnë hapjen e Konferencës dhe që e tregojnë Shaqir Fetain të zhytur në kolltukun e rreshtit të dytë, apo fotografi gjatë paneleve duke zhvilluar të pranishmit diskutime e debate dhe jo duke pozuar si i ligu për mend e për famë!
Shaqir Fetai edhe një herë i turpëroi myslimanët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa, përkundur Protokollit të Konferencës që nuk e njeh për ndonjë personalitet të rëndësishëm, do të përpiqet ta rrisë veten me vizitën që do t’ia bëjë si zakonisht ambasadorit maqedonas në Kajro. Shaqir Fetai di shumë mirë që ta shtyej turpin me bukë. Prandaj na është bërë nga harami si “doktor rrumbullaki”!