Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, ka bërë me dije se i gjithë arkivi i Stambollit gjendet tani në Tiranë.

“Mbi një milionë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivi osman, rikthehet në atdhe, përmes pasurimit më të madh që kanë parë arkivat shqiptare ndonjëherë”.

Sipas tij, dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit osman pesëshekullor.


Ai ka njoftuar se mes tyre gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme.

Siç është kërkesa për ngritjen në grada të Mahmut Pashës, informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup, informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe dhe dokumente të karakterit fetar.

Ky dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore.

Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente.

Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pas vendimit që Berishës me familje t’i ndalohet hyrja në SHBA, Bugajski: Pse pikërisht Sali Berisha dhe pse tani?

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman, thotë se vendimet për përcaktimin…

Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me…

Austri: Burri nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm, e kishte mbytur gruan

Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri.…

Durrës: Arrestohet një serb i shpallur në kërkim për prodhim të narkotikëve

Është arrestuar në Durrës një serb i cili ishte shpallur në kërkim…

Përfshirje në vepra penale, në gjysmën e parë të këtij viti u arrestuan 26 policë të Kosovës – 48 u suspenduan nga puna

Marrja e ryshfetit dyshohet se është arsyeja e arrestimit të një zyrtari…