Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato,” thotë ai.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për një embargo të mundshme të naftës, ai thotë: “Vendet e tjera nuk janë ende atje, dhe mendoj se kjo duhet respektuar. Në rastin e gazit, për shembull, ne nuk do të ishim gati.”

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila do të konvertonte çdo dollarë ose euro në rubla.

Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së./klankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tre vjet burg gjeneralit serb se spiunoi në SHBA

Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi të premten Momcilo Perisiç, me tre…

Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala…

Shkatërrojnë ç’u del para: 3 ushtritë më të fuqishme në Europë

Faktor të ndryshëm si gjeografia, aftësitë logjistike, burimet natyrore dhe kapaciteti industrial,…

Shpërthim i madh pranë konviktit të studentëve në Zagreb

Një shpërthim i madh është dëgjuar pranë konviktit të studentëve, Stjepan Radiq,…

Kurti – Opozitës: Qeveria është e gatshme t’i përmirësojë gabimet tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para deputetëve në Kuvendin e…