Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

Vuçiq tha të enjten se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Kryeministri Hoti tha se deklarimi është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojnë ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Hotit.

Kosova dhe Serbia, qysh në vitin 2011, janë angazhuar në një dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Vuçiç tha të enjten se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, “në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”.

“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, tha Vuçiq.

Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e qeverisë armene.

Dy vendet janë duke luftuar për kontrollin e tij qysh në fund të shtatorit, ndonëse këtë javë është shpallur një marrëveshje për armëpushim. Një luftë midis dy vendeve për këtë rajon ka përfunduar në vitin 1994 me armëpushim, por pa marrëveshje të paqes./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…