Të paktën katër fëmijë janë vrarë nga një burrë që mbante një sëpatë në një çerdhe fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër fëmijë të tjerë u plagosën nga 25-vjeçari që hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale të mërkurën.

Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç.

Policia tha për mediat lokale se sulmuesi ishte dorëzuar dhe se ai ishte arrestuar nga policia.

Guvernatori i shtetit Santa Catarina – ku ndodhet Blumenau – ka shpallur tre ditë zie.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se “nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd

Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në…

Plagosje me armë zjarri në Haraçinë

Një person ka mbetur i plagosur në Haraçinë të Shkupit. Informatat e…

53 raste të reja me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se…

OKB: Dy milionë njerëz janë larguar tani nga Ukraina

Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë dita-ditës po shkon…

G7 paralajmërim të fortë për Rusinë dhe Iranin

Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën ka…