Frederick Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington mendon se potenciali për një konflikt i SHBA-së me Kinën është në të vërtetë më i mundshëm në pesë vjetët e ardhshme.

“Shpresoj se e kam gabim, por fatkeqësisht mendoj se sjellja agresive dhe e paligjshme e Kinës, në rastin e Detit të Kinës së Jugut dhe Hong Kong, si dhe kërcënimet ndaj Tajvanit, na vendosin në rrugën drejt një konflikti të mundshëm, megjithëse ai që mund të jetë i tipit të kufizuar. Unë nuk mendoj se do të jetë një konflikt në kontinentin aziatik, por me siguri më tepër në det dhe në ajër, potencialisht në hapësirë. Për këtë arsye është kaq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë të sigurojnë një aleancë të fortë të NATO-s dhe partneritete me vendet jo-NATO”, ka thënë Hodges në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Në këtë drejtim ka shtuar ai “ne duhet të konkurrojmë me Kinën në fushën ekonomike dhe me Kremlinin në atë diplomatike dhe informative”.

“Në rast të një konflikti me Kinën, përfundimisht, do të jetë e nevojshme që shtylla evropiane e NATO-s të vazhdojë të ndalojë agresionin e Kremlinit, pa një ndihmë të madhe ushtarake amerikane sepse SHBA-së do t’i duhet përfshirja e më shumë burimeve në një konflikt të mundshëm me Kinën”, ka thënë më tej ai.

Ndërsa në pyetjen se si i sheh ai raportet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitet në vazhdim, Frederick Ben Hodges ka thënë: Rusia është një vend i shkëlqyeshëm, por është një vend me shumë vështirësi dhe ka një regjim, i cili i ka bërë më shumë dëme dhe të këqija popullit rus sesa çdo fuqi tjetër e jashtme që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Kremlini respekton vetëm forcën dhe përçmon dobësinë. Nëse NATO-ja mbetet e fuqishme dhe e bashkuar, me një angazhim të fortë dhe të pagabueshëm amerikan në Evropë, atëherë unë mendoj se Kremlini do të zmbrapset”, ka shtuar Hodges.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…