Për Serbinë është e rëndësishme se si do t’i qaset planit për marrëveshje me Kosovën, pasi që kjo mund të ndikojë në shpejtësinë e saj në rrugën drejt Perëndimit.

Kështu është shprehur Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili ka theksuar se Serbia nuk po sheh kah Rusia dhe se lidhjet e saj me Moskën janë duke u venitur.

“Serbia tashmë ka vendosur që të kthehet kah Perëndimi dhe mendoj se është frustruese për shumë serbë që procesi është duke marrë shumë kohë”, ka thënë Hill për N1.

Ai është pyetur nëse më bashkëpunues është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ku më pastaj duke buzëqeshur është përgjigjur: “Nëse do të mendoja se përgjigja ime do të ndihmonte në negociata, do ta thoja, por po e lë në imagjinatën tuaj”.

Hill duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka theksuar se kur një palë pajtohet që të zbatojë diçka, duhet ta bëjë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tre atentate të dështuara ndaj Kurtit

Kryeministri: Synimi ishte të destabilizohej vend Kryeministri Albin Kurti flet për herë…

Çfarë bën Zorica derisa Zaev flet në Kombet e Bashkuara (VIDEO)

Derisa kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij para përfaqësuesve të…

Osmani – senatorëve amerikanë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e…

Kontrolle në kazinot e Gjevgjelisë, konstatohen shumë parregullësi

Më datën 17.04.2022, nëpunës policor të Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim…

ZPS kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi, thotë se ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës…