Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, dy javë pasi mori detyrën e ambasadorit.

Hill ka folur në lidhje me prioritet e tij në Serbi, marrëdhëniet ShBA-Serbi, si dhe për krizën në Ukrainë.

Ai është shprehur se prioriteti i tij i parë është të kuptojë se çfarë po ndodhë në Serbinë e sotme.

“Serbia është një vend ndryshe nga sa ishte, disa prioritete kanë ndryshuar. Por ajo që di është se njerëzit këtu janë të përqendruar në të ardhmen, ashtu siç jam unë”, është shprehur Hill.

I pyetur nëse pret që marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Serbisë të vazhdojnë të zhvillohen në drejtimin e duhur, Hill tha se të dy vendet kanë shumë interesa të përbashkëta, teka shtoi se dy vendeve ju pëlqen liga e basketbollit në ShBA, NBA.

“Ne e duam NBA-në, për shembull. Potenciali i plotë i marrëdhënieve ka ende hapësirë për t’u përmbushur, kështu që unë mendoj se mund të punojmë së bashku për këtë”, ka thënë Hill.

Hill e sheh krizën ukrainase si një nga më të thellat në Evropë, e cila nuk është parë prej shumë vitesh.

“Ajo që çdo ditë ne shohim duke ndodhur në Ukrainë është e frikshme, vuajtjet e civilëve, shkatërrimi i qyteteve të mëdha me rëndësi historike. Sinqerisht, nuk jam i sigurt se ku mund të çojë kjo, por jam i sigurt që jetojmë në një botë tjetër sot në krahasim me më parë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Serbia mori gjithçka që deshi, ndërsa Kosova asgjë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas marrëveshjes…

Kryetari i Kharkivit: Qyteti po bombardohet intensivisht

Rusia është duke e bombarduar intensivisht qytetin e dytë më të madh…

Projekt për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë

Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali…

Zbardhet LISTA e plotë/ Kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

50 deputet kanë firmosur për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit…

Goditja me raketa e godinave të mediave ndërkombëtare, reagime të ashpra kundër Izraelit

Sulmi në ndërtesën e mediave ndërkombëtare ka nxitur reagime të ashpra kundër…