Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se ndodhet në Ohër për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, tha ai për Abcnews.al.

Hill vlerësoi se deklarata e kryediplomatit rus Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë serbe  dhe se ai e mbështet atë ishte sarkastike.

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, prandaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA, Franca dhe Britania i bëjnë thirrje Serbisë të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e Hagës

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe sonte në…

Haxhiu takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hënë priti në takim komandantin…

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën…

MPB: 673 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

MPB: 673 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëseGjatë natës së kaluar në…

Filipçe pret deri në 2.500 të infektuar, apelon që qytetarët seriozisht t’u përmbahen masave mbrojtëse

Rreth 2.000 – 2.500 të infektuar pret numri një i Shëndetësisë, Venko…