Spanjë-Gjermani është ndeshja më tërheqëse në grupe

Spanjë-Gjermani është sfida më tërheqëse e fazës së grupeve të Botërorit 2022. Shorti i hedhur të premten në Doha i vendosi së bashku dy ekipe që e kanë fituar trofeun më parë. Në Grupin E janë edhe Japonia e fituesja e përballjes interkontinentale mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re.

Holanda shmangu një nga ekipet e forta të vazos së parë, duke u pozicionuar në Grupin A ku është vendi organizator Katari, por nuk do ta ketë të lehtë me kampionin e Afrikës, Senegalin.

Franca kampione në fuqi ka si kundërshtar më të fortë Danimarkën. Brazili një pretendet për trofeun si pengesë më të fortë ka Zvicrën, por nuk duhet nënvlerësuar edhe Serbia e Kameruni, duke e kthyer një grup të interesant. Argjentina do të luajë me Meksikën dhe Poloninë.

Belgjika është më me fat ku përveç Kroacisë ka si kundërshtar edhe Marokun e Kanadanë që kthehet pas 36 vitesh. Anglia është në Grupin B me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin. Faza finale e Botërorit do të nisë më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 Dhjetor.

Takimet do të luhen në 8 stadiume ku 7 prej tyre janë ndërtuar enkas për këtë turne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti e nis mbledhjen e Qeverisë me mirënjohje për Kroacinë

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje…

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash…

Gjorçev: Zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sellë janë të rëndësishme për ne

VMRO-DPMNE-ja sot nëpërmjet deputetit Vllatko Gjorçev ka shpalosur kandidaturat për kryetar të…

Kryeministri i Spanjës do të shkojë në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn 

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev në…