Në fillimet e tranzicionit mjegulla, fatkeqësisht, do të bie edhe mbi kulturën shqiptare dhe mbahej gjallë vetëm në saje të arnimeve të imta. Gjendja e këtillë dëshpëruese erdhi si pasojë e trajtimit të saj në mënyrë më të vrazhdë të mundshme nga ana e atyre (komunistëve) që kulturën e kishin kuptuar si një këngë që këndohet me dy-tri akorde të partisë. Nëse tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin kulturë dhe nëse misioni i artit është e vërteta, atëherë ne arrijmë edhe te një e vërtetë tjetër: te mohimi i vetvetes. Po pse shqiptarët duhej të habiteshin kur mohoheshin nga të tjerët!
Ishte e qartë se nuk mund të bëhej kultura me dy –tri klane e as me mafinë kulturore, kuptohet as edhe me ata që kishin shpirt provincial, sepse pikërisht këta ishin mjeshtërit e improvizimit dhe manipulimit. Ata që mundeshin ta parandalojnë këtë heshtën, kurse ata që morën flamurin ishin diletantë që qëndronin në ballë të aktiviteteve shterpë. Në fakt, kjo bëri që përmes portës së madhe të hyjë akulturimi, si stadi më i lartë i shpëlarjes së trurit dhe kjo, fatkeqësisht, nuk ishte tendencë, por proces që zhvillohej, që nuk e ngacmonte askënd, e sidomos jo përfaqësuesit e komunitetit të “artistëve” shqiptarë, të cilëve herë – herë u ndodhte zgjimi afatshkurtër nga letargjia ose aktivizoheshin vetëm nëse vlerësonin se mund të bëjnë ndonjë biznes.
Ata që ishin kompetentë për ta thënë të vërtetën, ishin futur skutave të errëta dhe nuk dukeshin fare, duke u justifikuar se fajin kinse e kishte vetëm politika. Ndaj, ishte shumë e natyrshme, që në vend të tyre, për fatin e kulturës shqiptare të përkujdeseshin injorantët e diletantët që qëndronin në radhët e para të frontit, ndërkaq pas tyre qëndronin ata, manipuluesit e fshehur nëpër istikame. Më vonë ndodhi ajo që ndodhi dhe ja ku jemi, as në qiell e as në tokë…(HEJZA)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=111774947906462&id=100072218703108

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…