Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha sot “provimin” kur dëgjoi vullnetin e shumicës së partive që kërkuan që zgjedhjet lokale të mos shtyhen.

Ai thotë se sytë e të gjithë qytetarëve ishin nga Presidentja që të shihte se çfarë vendimi do të merrte ajo.

“Presidentja ishte nën llupën e dy milionë shqiptarëve, e dha provimin. Ajo tregoi veten se ishte e aftë të merrte një vendim të pavarur dhe të vështirë. Pasi të marrësh vendime të vështira nuk është aspak popullore. Kjo dihet. Presidentja e dha provimin”, tha ai në

Tutje haziri në ai thotë se nuk e ka besuar asnjëherë se Osmani është e “varur politikisht” nga VV-ja.

“Nuk kam dashur ta shoh ashtu asnjëherë. E di që karakteri i saj nuk e lejon të jetë politikisht e varur nga askush. Sot mendoj se tregoi veten”, tha ai.

Tutje ai thotë se është i kënaqur që propozimi i LDK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore u mor parasysh dhe fushata tani është shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE ka identifikuar informacione të rrejshme për Covid-19 që vijnë nga Rusia

Bashkimi Evropian ka identifikuar informacione për koronavirus që vijnë nga Rusia, deklaroi…

Thirrja e mjekes së Sanatoriumit: Vendosni maskën për të mbrojtur jetët tuaja dhe tonat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë…

Johnson, plan me 6 pika për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Boris Johnson ka zbuluar një plan prej 6 pikash që ai shpreson…

Tetovarët: Kryetarja na ka harruar! 5 autobusët nuk lëvizin sepse nuk ka shoferë, thotë Arifi

Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit. Kryetarja…

Tateshi për masat në Ramazan: Janë vonuar, nuk duhej të ndodhte vala e tretë

Bekim Tateshi në ClickPlus refuzoi të japë parashikimin e tij, për atë,…