Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris theksoi unitetin midis amerikanëve dhe aleatëve të saj në NATO dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, DC.

“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha ajo, raporton cnn.

Harris, duke folur për udhëtimin e fundit në Poloni dhe Rumani, theksoi se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, tha Harris.

Ajo gjithashtu u tregoi të pranishmëve për takimin me një student maroken, i cili kishte ikur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qytetarë nga Krusha protestojnë kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasiq

Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko…

Rama: I kemi bërë detyrat, por nuk jemi gati të jemi anëtarë të BE. Tregon qëndrimin që ka për ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE duke…

Aliu për deputetin Zejd Rexhepi: Sillet si një kalamaj

Analisti politik, Qenan Aliu ka komentuar qëndrimet skandaloze të deputetit Skender Rexhepi…

“U paraqit si agjent i AKI-së, i luajti dy role” – si tentoi ta mashtrojë suharekasi familjen e biznesmenit të zhdukur

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ia ka caktuar masën e paraburgimit S.G.,…

VV: Thaçi mos të kërkojë emra të rinj për kryeministër, jemi të fokusuar në pandeminë

Presidenti Hashim Thaçi dje tha se nga e hëna do të nisë…