Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë një lutje për ndalimin e përdorimit të armëve, pasi herëve të fundit ishin dy sulme prej të cilave shumë persona u vranë.

Harris derisa i bëri këto thirrje ishte duke marrë pjesë në funeralin e Ruth Ëhitfield, 86 vjeçare, e vrarë në një supermarket në Buffalo më 14 maj.

Të shtënat ndodhën vetëm dhjetë ditë para një sulmi në një shkollë fillore në Teksas, duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues.

Harris, duke përmendur këto dhe sulme të tjera, tha se është koha për të thënë “mjaft është mjaft” ndaj dhunës me armë.

“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe se ne duhet të kemi guximin të bëjmë diçka për këtë”, tha ajo në funeral.

Ajo deklaroi se zgjidhja ishte e qartë, sipas saj, duhet të përfshihen kontrollimi i historisë së personave që blejnëa armë si dhe të ndalohen armët e zjarrit, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Industria e veturave në Evropë është duke ngecur

Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë…

Rasti “Rashkovski”, Ruskovska: Hetimi mund të zgjerohet!

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin me siguri do…

Ukrainasit publikuan imazhe të dronit të rrëzuar, tallën keq me rusët

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave ukrainase publikoi në rrjete sociale fotografi të dronit…

Kush ja numëron Ramës përgjigjet?

Kryeministri Edi Rama prezantoi në fund të dhjetorit nismën e re të…

Opozita në Izrael drejt një koalicioni për qeverisje

Partive të opozitës në Izrael u kanë mbetur vetëm edhe disa orë…