Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj edhe një herë ka folur për Gjykatës Speciale dhe krerët e UÇK-së që po gjykohen atje.

Ai ripërsëritë se votimi i një gjykate me bazë jashtë vendit ishte gabim i madh. Për këtë ai fajësoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

“Po, ishte gabim votimi i kësaj Gjykate. Në Atë kohë personalisht dhe Aleanca s’e ka votuar. Ne kemi kërkuar që të në besohet ajo Gjykatë në Kosovë, pra t’i besohet Kosovës si çdo shteti të pavarur. Njëkohësisht të mos jetë një etnike. Këto dy vërejtje i kemi pasur”, tha Haradinaj.

“Votimi i tillë, çfarë është votuar kjo Gjykatë ka qenë gabim edhe i z.Thaçi edhe i z.Veseli edhe i PDK-së realisht në atë kohë, për shkak se ata kanë pranuar me votuar një Gjykatë që direkt ka shpreh mosbesim në sistemin vendor të drejtësisë, në shtetin e Kosovës. Mendojmë se kanë gabuar në atë kohë”, tha ai.

“Unë mendoj se Kosova ka mund të votojë një Gjykatë, pra në këtë kohë kur i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, pra nda aleatët tanë, amerikanët, europianët, themelimi i një gjykatë të kësaj natyre, Kosova ka mund të themelojë të njëjtën Gjykatë në Kosovë”, theksoi Haradinaj.

”Gabimi i parë është se kemi heq dorë nga vetvetja dhe nga zotësia që ne më bë gjykime të drejta ose gjykate fer për të gjitha palët pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, tha Haradinaj për OraNews.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Trump kishte të drejtë? Inteligjenca amerikane zbulon “të pathënat” mbi koronavirusin!

Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën nëntorin e…

Zgjedhjet për kryetar të PD, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën

Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike…

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë me origjinë nga Bullgaria

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova sot ndodhet në Ohër ku po vazhdon…

125 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 6 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer…