Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë zhvilluar një takimet me Kryesinë e partisë ku kanë diskutuar në lidhje me qëndrimet rreth dialogut .Tutje Haradinaj tha se qëndrimi i AAK-së në lidhje me dialogun përfshin pesë pika.Njoftimi i plotë:

Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë – Serbi.Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun është me sa vijon:

1.Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës.

2.Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

3.Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim.

4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.

5.Si parti që kemi qenë konsistentë në ruajtjen e interesave kombëtare, në rast se vërejmë tendenca që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë, do të jemi në mbrojtje të atyre interesave, me të gjitha mjetet e mundshme demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…