Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për media pas takimit që zhvilloi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj tregoi se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, thellimin e tyre, përspektiven e Kosovës drejtë BE-së, lëvizjen e lirë dhe dialogun Kosovë-Serbi, raporton Indeksonline.

“Kosova është parë serioze, janë seriozisht të interesuar për dialog, taksa nuk hiqet, s’është çështje e sotit, nuk është kërkuar heqja e taksës, është bisedu për të, por ajo nuk hiqet. Kosova e meriton lëvizjen e lirë, perspektivën evropiane e atlantike. Tash koha që i është dhënë Kosovës e dëshmon se në agjendën e vendimmarrësve të BE bën pjesë edhe Kosova. Interesat e Kosovës, integrimit avancimit të BE, lëvizja e lirë, proceset ekonomike, sot janë në nivel më të mirë se sa kanë qenë para takimit. Kosova ka një funksion më të fortë se sa kishte par një ore”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Gjermania e ka kry punën e vet, e ka një delegacion të Kosovës me raport 40 faqesh, andaj, sic tha ai, marrëdhënia e krijuar me Gjermaninë mund të përdoret si model me shtetet tjera.

“Jemi në përgatitjet teknike, unë nuk e shoh të vështirë votën pro nga gjithë Evropa, fokusimi duhet të mbetet në agjendën e Kosovës, njohjen nga pesë shtetet e BE, marrjen e njohjes nga Serbia që do të ishte hapje e perspektives për Kosovën ,statusin e kandidatit etj. Kam kërku nga kancelarja të ketë Kosovën në agjendë, shtet që ka vuajtur më së shumti dhe ti jepet mundësia me dinamikën e rajonit. Është herët të flitet për këtë takim, por marrëdhëniet Kosovë-Gjermani janë më të avancuara nga ky takim, i shprehi falënderim kancelares që ia kushtoi këtë orë Kosovës”, tha ndër tjera Haradinaj.

Ai vlerësoi se është shumë me rëndësi dhënia e kujdesit, marrja e vëmendjes, dialogu Kosovë-Serbi, është në interesin tonë të ndodh takimi i Parisit dhe të ketë vazhdim të takimeve.

“Kosova është e interesuar për dialog, ai do të vazhdoj, por ajo që ka mbet pa u njohur është çështja e njohjes dhe ajo i zgjidh krejt çështjet tjera. Çështja e hyrjes në agjendë nuk është e përmbyllur, është komplikuar situata, por do të bëjmë kujdes të gjejmë zgjidhje për të hyr në agjendë, është çështje kohore, por tani nuk po na japin mbështetje për të hyr në agjendë të këshillit evropian, ndoshta duhet të presim deri në tre muaj. Nëse nuk arrihet marrëveshja e madhe, atëherë do të ketë proces mujor apo vjetor, është vështirë të bëhet kjo, por duhet të negociohet një proces nga përfaqësues të lartë si Mogherini në këtë rast, por Berlini do të ketë prezencë direkte”, ka përfunduar Haradinaj.S


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…