Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media deklaroi se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakuar edhe me dy komedianët rusë, por ai tha se biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike.

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakuar, që kanë thirr prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…