Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, ka qëndruar në Pejë, ku ka takuar strukturat e nëndegëve të këtij qyteti. Ai ka folur edhe për sfidat e Kosovës përfshirë edhe dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Pjesë e diskutimit të Haradinajt ishte edhe idea e shpalosur nga ai së fundmi për bashkimin kombëtar.

Serbia edhe Rusia po provojnë ta mbajnë Kosovën të bllokuar. Ata thonë: “Mbaje sa më gjatë kështu si është se dorëzohet Kosova dhe bën kompromis”. Bashkësia ndërkombëtare nuk po gjen mënyra si ta ndryshojë gjendjen. Kemi mbetur gati në situatë pezull. Amerika, Evropa, ata që na duan po thonë se është shumë e rëndësishme njohja e Serbisë. Kurrë se marrim njohjen duke i dhënë Serbisë. Nuk ngopet Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje lideri i AAK’së, theksoi se Kosova nuk ka zgjidhje tjetër përpos referendumit për bashkimin me Shqipërinë.

“Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. Është real që mund të ndodhë bashkimi nëse vazhdon bllokada që po i bëhet Kosovës. Këtë duhet ta dëgjojnë miqtë dhe ata që po na bllokojnë. 14 shkurti është referendum ‘për Kosovën në NATO’, që del nga rrethimi që ia kanë bërë Serbia dhe Rusia”, ka deklaruar më tutje ai.

Për këtë çështje është deklaruar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit. Kryetari i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…