Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që prej nesër më 17 qershor të hapen të gjitha vendkalimet kufitare me zbatim të masave të cilat janë aktive.

Pra për të hyrë në Maqedoninë e Veriut e detyrueshme është të dorëzohet PCR test, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa për nënshkrim “Deklaratës për vetizolim në kohëzgjatje prej 14 ditë”, në bazë të cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësorë përgatit Vendim për mbikëqyrje mjekësore dhe izolim shtëpiak të cilën e kontrollon MPB.

Në njoftimin e Qeverisë, po ashtu shkruhet se mbetet në fuqi masa për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë shtetasit ose të huajt që kanë qëndrim të rregulluar në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjatë hyrjes në territorin e vendit nuk kanë test valid.

Po ashtu mbetet mundësia që qytetarët që janë në karantinë shtetërore dhe që duan të testohen me test PCR, sipas kërkesës së tyre, e njëjta t’u mundësohet në afat sa më të shkurtër nga ana e autoriteteve kompetente.

Ata qytetarë që rezultojnë negativ në testin PCR, duhet të nënshkruajnë deklaratë për vetëizolim 14 ditor, e këtu llogariten edhe ditët e kaluara në karantinë shtetërore. Kështu ata e lëshojnë karantinën shtetërore dhe shkojnë në vetëizolim të obligueshëm në atë adresë të cilën e japin gjatë firmosjes së deklaratës së vetëizolimit.

Qytetarët që nuk duan të bëjnë test PCR dhe mbeten në karantinë shtetërore 14 ditore, pas kësaj autoritetet përgjegjëse, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, u përgatit Vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetëizolim shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…