Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VMRO: MPB i ka dhënë të paktën 1.6 milionë euro tenderë kompanisë së Dodikut

“Qeveria lejoi një kompani nga lista e zezë amerikane që të fitojë…

Refugjatët afganë të bllokuar në Kosovë

Të evakuuarit nga Afganistani, të cilët sipas të dhënave amerikane janë sistemuar…

Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i…

Rritje e çmimeve të naftës për shkak të trazirave në Kazakistan

Çmimet e naftës u rritën në 83 dollarë në tregjet ndërkombëtare Rritja…

38 raste të reja, shërohen 16 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560…