Pak orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit, një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi se Izraeli duhet të ndalojë ato që ai i quan shkeljet e tij në Jeruzalem dhe të paguajë kompensim për dëmin e shkaktuar nga bombardimet e 11 ditëve të fundit në Rripin e Gazë.

“Është e vërtetë që beteja ka mbaruar sot, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe njerëzit duhet ta dinë se ne po mbajmë gishtin në këmbëz dhe se do të rrisim potencialin për rezistencë”, tha Ezat El Rasik, një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lëvizja islamike gjithashtu kërkon që Xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem të mbrohet dhe që dëbimi i detyruar i palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor të mos vazhdojë, gjë që të cilën Rasik e përshkroi si një “vijë të kuqe”.

Armëpushimi hyri në fuqi në orën 2 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale. Fill pas kësaj jeta u kthye në rrugët e Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…