Emisioni investigativ Top Story denoncoi sulm kibernetik ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës” të datës 12 Maj, ku tajtohrj beteja e 9 Majit 2015 në Kumanovë. Dokumentari ekspozoi me detaje të pathëna dhe kurthin e ngritur ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe përplasjes me forcat speciale maqedonase, ku u shkrumbua totalisht Lagja e Trimave.

Menjëherë pas shfaqjes së dokumentarit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është bllokuar aksesi i kësaj video. Qindra qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Top Story për këtë problematikë.

Fillimisht kjo video u bllokua që të mos shihej nga asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas është bllokuar vetëm për shfaqjen e dokumentarit nga profili i faqes Top Story në Top Story.

Sipas informacioneve, raportohet se nga IP të ndryshme, është bërë një sulm i organizuar duke i bërë “Report” dokumentarit të Top Story për të pamundësuar aksesin në Youtube në Maqedoninë e Veriut, nga faqja e Top Story në Top Channel.

Në këtë dokumentar, Top Story zhvilloi intervista edhe në Kumanovë ku u trajtuan problemet e shumta sociale të shqiptarëve që nga diskriminimi, papunësia, e deri te largimi nga trojet e tyre.

Shek Hallaçi, si pjësëmarrës dhe i burgosur për rastin e Kumanovës, përmes rrjetit social facebook thotë se është i habitur me këtë lloj reagimi të grupeve të caktuara brenda partive politike dhe individëve të përzier në rastin Kumanova.

Vijon postimi i Shek Hallaçit:

E vërtetë e hidhur

Po më quditë gjithë ky reagim, i grupëve të caktuara brënda partive politike,dhe individëve që janë të përziera në rastin tonë.
Siç dukët dokumentarin te realizuar nga ekipi i ,,Top Story në Top Channel,,Trimat e Kumanovës,, se kanë pritur mirë eminentë te përzier direkt apo indirekt në rastin tonë,kjo më së miri u pa me sulmët e organizuara me grupe të hakerëve kibernetik, mbi platëformat e Top Channelit në Shqipëri, se di gjitha këto ragime,kur në këtë dokumentar ka dalur vetëm 20% e të vërtetës,qka do bojnë,kur të ju dalë edhe 80 % tjetër i mbetur i të vërtetës…!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…