“Asnjë ndryshim nuk ka ndërmjet “bombave” të Zaevit nga ata të El Çekës. Me të parat kryesisht u zbulua vetëm krimi dhe korrupsioni i kreut të VMRO-s, kurse me të dytat është duke u zbuluar krimi dhe korrupsioni i kreut të BDI-s.
Duke e ushtruar në këtë menyrë gjatë kohë pushtetin e përbashkët, krerët e këtyre partive e sollën shtetin në krizë të thellë nga e cila mezi doli vetëm me ndihmën e faktorit të jashtëm.
Aktualisht jemi dëshmitarë se si këta të BDI-s përpiqen, jo t’i mohojnë, por t’i injorojnë “bombat” dhe fajin t’ia hudhin atij që i publikon.
Sa për krahasim, në Austri, për shkak se u publikua vetëm një “bombë” për zv.Kancelarin, dha dorheqje qeveria dhe u shpallën zgjedje të parakohëshme.
P.S.
Mandej, Evropa e paska fajin pse nuk na e jepë “rekomandimin e pastër si kristali” të datës për fillimin e negociatave”, shkruan ne facebook, Xhevdet Hajredini, ish minister i Financave dhe njohes i mire i rrethanave politike ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…