Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka sulmuar një depozitë nafte në qytet. Vyacheslav Gladkov tha në Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, u shkaktua nga një sulm i dy helikopterëve ukrainas.

Gladkov tha më herët se dy persona janë dëmtuar, por nuk janë në rrezik për jetën. Banorët pranë depozitave janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll.

Ky sulm ndodh dy ditë pasi në rajon  pati shpërthim në një ndërtesë për mbajtjen e armëve. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën, 30 kilometra nga kufiri dhe 60 kilometra nga qyteti i Kharkiv.

Ndërkohë Kievi zyrtar nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimet. Në mediat sociale u publikuan pamje të depozitës nën flakë. Siç duket, shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në qiell si pasojë e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish eurodeputeti gjerman: Qeveria Kurti duhet ta vazhdojë punën tash, pastaj të mbahen zgjedhjet

Ish eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta…

RMV/Konfirmohet rasti i katër me Dellta, bëhet fjalë për persona të pavaksinuar

Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar…

Freedom House: Maqedonia e Veriut, demokraci e pjesshme

Në raportin e organizatës amerikane, Freedom House Maqedonia e Veriut ka pasur…

Stoltenberg: Të gatshëm të mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku

NATO është shumë e shqetësuar nga zhvillimet politike në Bjellorusi dhe sekretari…

Ukrainë/ Rusia e acaruar, po dështojnë sabotatorët (Fotot)

Plani rus për pushtimin e Ukrainës përmban futjen në veprim të atyre…