Arno Gujon, drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Regjion, ka reaguar pasi i është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter.

Kjo për arsye se Gujon ka reaguar ndaj një sondazhi ku thuhej se “pothuajse gjysma e qytetarëve të Serbisë besojnë se Kosova dhe Metohia është e humbur”.

Llogaria në Twitter e Arno Gujon (Arnaud Gouillon), drejtorit të Administratës Serbe për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, është pezulluar përgjithmonë, ka njoftuar Gujon në Facebook.

“Twitter sapo ka pezulluar llogarinë time ku kam pasur 34 mijë ndjekës pa dhënë fare shpjegime! Është skandaloze! Shikoni twittin tim të fundit dhe vendosni vetë nëse kam shkruar diçka të gabuar”, ka shkruar ai.

“Sondazhi është bërë nga data 4 deri më 14 mars. Propagandistët me eksperiencë dinë të njohin momentin e duhur për të rrotulluar”, ka shkruar Gujon, pas së cilës llogaria e tij në Twitter është pezulluar.

Ndryshe gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, kishte intervistuar Gujon në fund të vitit 2017, pas kësaj interviste francezit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Arno Gujon (Arnaud Gouillon) është i shpallur non-grata nga institucionet e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Polonia refuzon ligjin europian

Gjykata Kushtetuese shpall të papajtueshëm traktatet europiane Gjykata Kushtetuese e Polonisë hodhi…

Shoqëria civile i shkruan letër presidentit francez për heqjen e vizave: Jepni fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, i janë drejtuar sot përmes një…

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton deklaratën e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deklaratën e tij…

Ministri Mehaj viziton në Kukës ushtarët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkuar në Kukës ku ka vizituar…

Sekuestrohen 130 mijë maska në Itali, nuk plotësonin standardet

Gjendja e pandemisë së koronavirusit ka shtuar kontrollet nga ana e Guardia…