Grupi protestues dhe muzikor “Pussy Riot” ka djegur një portret të madh të Vladimir Putinit.

Disa anëtarë të grupit nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia morën pjesë në video gjersa dëgjohen duke iu drejtuar liderit rus, “Mund të na heqësh lirinë, por nuk mund të na heshtësh”.

Ata u kërkuan fansave të tyre që të bashkohen me lëvizjen e tyre kundër diktatorit më të rrezikshëm të gjallë në planet.

Videoja u organizua nga 33-vjeçarja, Nadezhda Tolokonnikova, një mërgimtare ruse e cila u burgos në vitin 2012 për pjesëmarrje në një protestë të madhe kundër presidentit rus të mbajtur në një katedrale në Moskë.

Në videon e shkurtër të quajtur “Hiri i Putinit”, grupi shtyp një buton që “neutralizon Vladimir Putinin” dhe i vënë zjarrin një imazhi të të parit të shtetit të Rusisë. Hiri i këtij imazhi më pas vendoset në kavanoza të vegjël.

Ndryshe, teksti i fuqishëm i këngës flet për hakmarrjen ndaj Putinit, i cili ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. 

https://metro.co.uk/video/pussy-riot-burn-giant-portrait-vladimir-putin-2868527/?ito=vjs-link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pendarovski: Festa e Fitër Bajramit le të sjellë paqe në zemrat tuaja

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e…

Pothuaj gjysma e ujit për pije në Tetovë humbet nëpër tubacionin jocilësor dhe lidhjet e egra

Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të…

Nga nesër pritet ulje e çmimit të bukës në Maqedoni të Veriut

Disa nga furrat e bukës në Maqedoni të Veriut kanë bërë të…

Dyshohet se dhjetë persona kanë vdekur shkaku i një orteku në Austri

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një orteku në…

Iu ndalua fluturimi në zonat ajrore nga vendet e Ballkanit, konfirmohet edhe zyrtarisht anulimi i vizitës së Lavrovit në Serbi

Ambasadori rus Aleksandr Botsan Kharchenko e ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar…