GRUPI I KUMANOVËS,PENG I POLITIKËS SHQIPTARE !

Shkruan: prof.Besnik Kastrati

Politikisht shqiptarët në Ballkan merren shpesh dhe shumë në mënyrë të paprinciptë me njëri – tjetrin,grinden,shahen dhe përçahen,në një kohë kur vendosen kufijtë e ri,kur duhet vetëm të bashkohen.

Shiqojmë Shqipërinë Londineze,ku skajshmërisht ka polarizime,në mes pozites dhe opozites.Si Pozita ashtu edhe opozita,bajnë hesapet për të ardhur në pushtet,për tu pasuruar për vete,familjet e tyre dhe klanit të cilit i përkasin,kurrësesi të bashkohen në vlugun e ridizajnimit të ri të kufijëve,kufijë që ridizajnohen dhe caktohen,një herë në njëqind vite !

Virusi i krimit,kriminalitetit,korrupsionit lufta për pushtet ndiqet edhe në shtetin e ri dhe të pakonsiliduar të Kosovës,ku edhe këtu klanet e caktuara,radhiten në anën e klanit simotër në Shqipërinë Londineze.
Shteti i Kosovës,për shkak të paaftësisë menagjuese nga politikanët e papërgjegjëshëm,gjindet para sfidave të mëdha dhe shumë të panjohurave që e kan sjellur këta politikan.

Shteti i Kosovës me bisedimet me Serbinë,simbas presidentit të Kosovës z.Hashim Thaçit,duhet të bëjë kompromis !

Duke ditur se me bisedimet e Rambujes,Parisit dhe Vjenes,janë shterrur komprimiset e shqipëtarve për të drejtat e serbëve në Kosovë,vallë cili komprimisë është në radhë ?

-Ndarja e Kosovës ?
apo
-Republika serpska në Kosovë ?

Kosova fali edhe 8’200 ha tokë Malit të Zi.
Nuk dihet edhe sa do të falen në demakracionin me shtetin e Serbisë ?

Për ti realizuar të gjitha këto të këqija në dëm të Kosovës,elita politike shqiptare,që nga pasëlufta,kan punuar në devalvimin e vlerave njerëzore dhe kombëtare,duke favorizuar antivlerat,me qëllimin e vetëm,që Rininë shqipëtare ta demotivojnë nga çështja Kombëtare shqipëtare,për ta pasur ma lehtë realizimin e këtyre marrëveshjeve politike në terren.

Situata në Iliridë,nga dy partit BDI-ja dhe PDSH-ja,gjatë 16 viteve me radhë,kan mbrojtur status-quon e shqipëtarve në Iliridë,duke i kryer favore pushtusit sllavo-maqedon.Sot në Iliridë,si askund është shlyer nga truri dhe kujtesa kolektive,çështja kombëtare shqipëtare,kjo me anë të vrasjeve,burgosjeve,dëbimeve dhe linçimeve të ndryshme.
Rinia shqiptare me shumicë,në Iliridë,duke mos pasur mundësi të zhvillojë aktivitete kulturore,arsimore,sportive (mungojnë kushtet dhe godinat ),ajo është bërë pre e neootomanizmit.
Edhe këtu klanet e caktuara,radhiten në anën e klanit simotër në Shqipërinë Londineze dhe shtetit të Kosovës.

Çështja në Kosovën Lindore,ka marrur kahjen e Çamërisë,aty dita-ditës trojet shqipëtare,zbrazen nga rinia dhe shqipëtaret.Edhe ata shqiptar që janë,janë të ndarë dhe përqarë,nëpër dhjetra parti dhe lëvizje.
Edhe këtu klanet e caktuara,radhiten në anën e klanit simotër në Shqipërinë Londineze,Kosovës dhe Iliridës.

Shqipëtaret në Malsinë e Madhe,ka kohë që kan heshtur,heshtja e tyre është mbi themelet e mërgimit,si pasojë e dhunës,presionit dhe mos zhvillimit ekonomik.

Kur në Ballkan,po ridizajnohen dhe po caktohen kufijtë e rinjë,shqipëtaret në të gjitha trojet etnike,janë të ndarë dhe përqar nga politikanët e korruptuar,kriminalizuar nga politikanët e papërgjegjëshëm,kurse palët armike tona,nga fqinjët tanë,dita-ditës po konsilidohen po tregojnë forcen,menqurinë duke u shëndrruar në faktor dominues në Ballkan.

Ne shqipëtaret e patëm përkrahjen e gjithë botës demokratike,nuk arritem ti realizojm as qerekun e synimeve tona,si shkak i politikanëve, kurse armiqët tanë,nga një injorim total i botës demokratike,arriten të bëhen partner po i kësaj bote demokratike.

Prandaj Grupi i Kumanovës,ashtu siq u tradhëtua nga qarqet e caktuara të politikëbërjes shqipëtare,edhe tani janë peng i këtyre qarqeve, së paku deri në realizimin e marrëveshjeve të dëmshme për Shqipërinë me Greqinë,Kosovën me Malin e Zi dhe Kosovën me Serbinë,sepse frigohen nga autoriteti dhe pesha në popullë e individëve nga Grupi i Kumanovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dëshmitari i PSP-së: E dinim se si Mijallkov dhe Grujevski futeshin në sistemin e përgjimeve

Sasho Trajkovski, inxhinier në ish-DSK, dëshmitar i PSP-së për rastin “Shënjestra-Fortesa”, në…

Në Maqedoni kanë arritur 2.400 persona nga Ukraina, prej tyre kanë ngelur vetëm 600

Sipas informacioneve të MPB-së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rreth…

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, mbyllen shkollat

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy…

Argjentina goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallë

Një tërmet ka goditur rajonin San Antonio de los Cobres në Argjentinën…

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…