Edhe një takim pa epilog i grupeve të punës rreth Ligjit për prokurorinë publike. Takimi i sotëm zgjati vetëm një orë e gjysmë. Pas takimit ministrja Renata Deskovska deklaroi se vendimi i prokurores speciale Katica Janeva, që lëndët e PSP-së ti marrë kryeprokurori Lubomir Jovevski, ka ndikuar negativisht tek opozita maqedonase për arritjen e konsensusit.

Sundoi një ndjenjë se opozita ishte indiferente në këto bisedime, ndjenjë e mospasjes së vullnetit për tu inkuadruar në biseda thelbësore, një ndjenjë e dëshpërimit që ndodhi me letrën e prokurores speciale, mendoj se kjo me siguri ndikoi në angazhimin e tyre në negociata, siç mund të them se nuk kishte diçka thelbësore që u pastrua ose nuk u soll ndonjë konstatim i posaçëm”-pohoi Renata Deskovska, ministre e Drejtësisë.

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, ndërkaq akuzoi pushtetin për mungesë të vullnetit politik dhe tha se ka ndryshuar taktikat në bisedime. Letrën e Katica Janevës dhe pranimin e lëndëve të PSP-së nga Prokurori Jovevski, MIlloshovski i quajti si skenar i koordinuar mes Janevës, pushtetit dhe prokurorisë.

Është  dukshme se letrat e Katica Janevës nuk janë iniciativë e saj e pavarur, përkundrazi bëhet fjalë për një aksion mirë të koordinuar mes kryeministrit Zaev, reketueses Katica Janeva, ministres së drejtësisë, Villma Ruskovskës dhe prokurorit Jovevski. Mendoj se ky koordinim pasqyron ato veprime të cilat i merr tashmë e paraburgosura, prokurorja speciale Katica Janeva”- pohoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev më herët u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes ndërkaq tha se ishte gatshëm të përfshihet në proces së bashku edhe me Mickoskin për arritjen e konsensusit për ligjin për prokurorinë publike.

Me kënaqësi rri në dispozicion të grupit të punës që të përfshihem edhe unë edhe z.Mickovski i cili me siguri do të pranojë. Çështja është serioze, nuk jemi larg zgjidhjes, mund të gjendet zgjidhje. Dikush do të thotë se ky përsëri optimist, po pa qenë optimist nuk mund të gjendet zgjidhje. 15 shtatori vjen edhe të mos gjendet zgjidhje lëndët do të shkojnë tek prokurori shtetëror, edhe të ketë zgjidhje lëndët përsëri do të shkojnë tek prokurori shtetëror. Gjithsesi se kjo është zgjidhja”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Përfaqësuesit e grupeve të punës thanë se takimin e radhës do ta kenë pas festës së 8 shtatorit./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…