Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.

Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.

Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se…

Kurti flet për ndalimin e Rada Trajkoviqit nga “regjimi autokratik” i Serbisë në Merdarë

Kryeministri Albin Kurti, ndalimin e Rada Trajkoviqit nga Serbia në kufirin me…

Themelohet mekanizmi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin për mekanizmin…

Osmani takohet me ambasadorin japonez, kërkohet mbështetja e Kosovës për kapërcimin e pandemisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë,…

Policia jep detaje për rrahjen e tri vajzave në Prishtinë, arrestohet edhe një person

Është arrestuar edhe një person i përfshirë në rastin e rrahjes së…